Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

E fundit! Lajme të mira nga NATO për mbështetjen e Ukrainës

Në një deklaratë të fundit, NATO njofton se aleatët e saj kanë rritur mbështetjen ushtarake dhe financiare për Ukrainën, e cila tashmë është furnizuar me armë nga vendet anëtare. “Mijëra armë antitank, qindra raketa të mbrojtjes ajrore dhe mijëra armë dhe municione po dërgohen në Ukrainë”- tha NATO.

Anëtarët e NATO-s po ofrojnë gjithashtu miliona euro ndihmë financiare dhe humanitare për forcat ukrainase. Në deklaratë thuhet se Belgjika, Kanadaja, Republika Çeke, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Letonia, Lituania, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, MB dhe SHBA kanë dërguar tashmë ose janë në fazën e miratimit për të dërguar një numër të konsiderueshëm pajisjesh ushtarake në Ukrainë.

“Ukraina ka marrë tashmë armë kritike, duke përfshirë raketa Javelin dhe raketa kundërajrore, nga aleatët e NATO-s, si dhe miliona euro ndihmë financiare”- thuhet më tej në deklaratë. Duke renditur vendet që ofrojnë ndihmë humanitare ose hapin kufijtë për refugjatët ukrainas, NATO përmendi edhe vendin tonë.

Të paktën 368,000 ukrainas janë larguar nga vendi që kur shpërtheu lufta, sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatët. Fuqitë perëndimore kanë vendosur sanksione financiare ndaj Moskës dhe BE-ja ka vendosur të financojë furnizimet me armë për Ukrainën, të mbyllë hapësirën e saj ajrore për linjat ajrore ruse dhe të ndalojë transmetimin e mediave shtetërore ruse.