Aktori turk Murat Yildirim, i njohur nga serialet “Dashuri dhe ndëshkim” apo “Ramo”, është bërë baba.
Aktori e ka dhënë lajmin, pasi e mbajti të fshehtë shtatzëninë e bashkëshortes për 9 muaj.
“Ju falënderoj shumë të gjithëve… Ju që jeni lutur për ne për një kohë të gjatë dhe keni uruar këtë çast, më në fund ka lindur vajza jonë Miraj…Jemi shumë të lumtur”, ka shkruar Murat.
Murat dhe bashkëshortja e tij Iman Elbani e humbën një fëmijë para se të lindte, në vitin 2019.