Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

“E kisha si vajzën time”, video-mesazhi që përloti moderatoren shqiptare pas shkëputjes nga ekrani

Moderatorja Eneida Xhelili dhe vajza e saj Franka, ishin të ftuara pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon.

Përveç se ndanë momente dhe emocione nga Festa e Abetares, Eneida foli pak edhe për karrierën e gjatë në televizion, duke pranuar se tashmë që është shkëputur, i mungon ekrani.

Ndaj në bisedë e sipër, Bieta i zbuloi videomesazhin surprizë nga zonja Tefta, bashkëpuntorja e saj për vite më radhë në emisionet e mëngjeseve.

“Kaluan shumë vite që kemi punuar bashkë, pothuajse 13 vjet. Në një marrëdhënie jashtëzakonisht të pastër, të bukur, serioze, të sinqertë. Vlerësoj shumë këtë marrëdhënie me Eneidën, pasi diferenca e moshës, ka bërë që ne mos të ndiejmë këtë diferencë, si Eneida ashtu dhe unë ndaj Eneidës. E ksha si vajzën time”, përfundoi videomesazhin zonja Tefta.

Mjaftuan vetëm këto fjalë dhe Eneida nuk i mbajti dot lotët, duke treguar se marrëdhënia e tyre ka qenë shumë e veçantë dhe i mungon.

Marrë nga Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *