Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

E kujtoni Songylin e ”Luleve të Vetmuara”? Ajo ka dhënë intervistën e rrallë ku i ka treguar të gjitha: Burrin e njoha nga pas….

Aktorja Gokçe Akyildiz është bërë shumë e famshme në vendin tonë me rolin e “Songylit” në serialin “Lule të vetmuara”.

Ky serial ka patur shumë sukses dhe një shikueshmëri të lartë nga publiku i cili e ndjek me kuriozitet çdo ditë. Një nga personazhet e preferuar të publikut është pikërisht Songyli.

Aktorja turke që luan këtë rol, në një intervistë na ka treguar më shumë për veten, për serialin dhe historinë e saj të dashurisë që nisi pikërisht në xhirimet e “Lule të vetmuara”.

Cila janë avantazhet dhe disavantazhet e të qenurit aktore në një moshë të re?
Songyl: Disavantazhe nuk kam patur. Të isha aktore ka qenë ëndrra ime e fëmijërisë. Të rritesha e famshme ishte avantazh për mua. Vendosa të vazhdoja shkollën e arteve pasi e dija çfarë doja. Duke u rritur në xhirime më ndihmoi të mësohesha shpejt.

Çfarë vendi zë në jetën tënde seriali “Lule të vetmuara?
Songyl: Përpara se të luaja në “Lule të vetmuara”, kam marrë pjesë në seriale ku punojë 2 ose 3 ditë në javë sepse vazhdoja shkollën. Tek “Lule të vetmuara” kam punuar 5 ditë të javës. Nga ky serial publiku më njohu më mirë.

Aleyna Solaker (Meral) është shprehur se ti “nuk je e afërt më të gjithë, por vetëm me njerëzit e tu më të dashur”. Është e vërtetë kjo?

”Aleyna më njeh mirë. Sinqeriteti është shumë i rëndësishëm për mua. Unë i hap derën vetëm njerëzve që kanë sinqeritet dhe mund t’i besoj”, tha aktorja.

Çfarë të bën me nerva dhe çfarë të bën të lumtur? Songyl: Më bëjnë me nerva gënjeshtrat, padrejtësitë dhe njerëzit me dy fytyra. Më bëjnë të lumtur surprizat dhe kur shoh njerëzit e mi të dashur të lumtur.

Çfarë ke të ngjashme me rolin tënd në serial?
Songyl: Dhembshurinë, dashurinë, sa krificën dhe modestinë.

Kanë ndikuar tek ty skenat prekëse në serial?

Songyl: Sigurisht, kam kaluar momente të vështira. Jeta e rolit që luaj është shumë e vështirë. Songyl është rritur në jetimore, ka patur situata traumatike që kanë reflektuar në sjelljen e saj. Por ajo mund të qajë dhe të qeshë në të njëjtën kohë. Ajo mund të bërtasë për një moment, por edhe është vajza më mirëkuptuese në botë.

Si u njohe me bashkëshortin tënd?
Songyl: Jemi njohur në xhirimet e serialit. Ai punonte mbrapa kamerave.

Si vendosët të martoheshit?
Songyl: Nuk e mendoja kurrë se do martohesha. Mustafa hyri në jetën time dhe mendimet e mia ndryshuan. Pas dy muajsh lidhje, ai më propozoi dhe unë thashë po pa e menduar fare.