Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

E mbani mend Borëbardhën? Ja si duket ajo pas 46 vjetësh (Foto)

Zeynep Degirmencioglu quhet aktorja e cila ka luajtur rolin e Borëbardhës në filmin me të njëjtin titull në vitin e largët 1970 dhe Hirushen një vit më vonë.

Filmi që i mblodhi të gjithë pas ekranit, fëmijë e të rritur, ka mbetur një prej sukseseve të pazëvendësueshme të kinemasë turke që, për vite me radhë, ka spikatur me personazhe që u rezistojë të gjitha kohëve. Por ku është sot Borëbardha e famshme?

Zeynep Degirmencioglu e lindur me 12 shtator 1954 në Stamboll. Ishte vetëm një vjeҫ kur doli për herë të parë në ekran, një fëmijë mjaft tërheqës për sytë e publikut.

Filmi i saj i parë, “Papatya” e vendosi aktoren si një aktore filmi për fëmijë e mrekullueshme. Më vonë spikati edhe me rolet e tjera në filmat “Duvaklı Göl” dhe “Fırtına”. Në vitin 1960 ajo luajti në filmin “Ayşecik”.

Personazhi i Ayşecik, e ëmbël, vajze naive u bë shumë e famshme me këtë rol. Më vonë, ajo mori pjesë edhe në filma kur ishte e rritur, derisa luajti dy rolet që njihen edhe nga publiku shqiptar – “Borëbardha dhe 7 xhuxhat” dhe “Hirushja”.