Geron Gunbardhi tha se në Nartë të Vlorës zbarkoi i gjithë shteti për kotecin që po ndërtonte 81-vjeçarja Lefkothea Karasa.
Gruaja e moshuar rrëfen se jeton vetëm prej vitesh, djali i saj i vetëm banon në Greqi bashkë me fëmijët. Lefkothea tregon momentet kur Policia e Shtetit i zbarkoi në oborr për kotecin dhe e shoqëroi në komisariat.
Lefkothea Karasa kërkon që ta ndërtojë kotecit, njëlloj thotë ajo, si bashkëfshtarët e saj.
Avokati Geron Gunbardhi pretendon se gjykata e Vlorës e dënoi pa të drejtë të moshuarën e cila sipas tij, kishte marrë lejë në bashki.
Top Channel