Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

E nxehta e madhe në Shqipëri/ Mjekët bëjnë paralajmërimin: Mos dilni nga shtëpia

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë gjithë vendin e në disa zona termometri shënon mbi 40 gradë celsius. Po çfarë këshillojnë mjekët dhe çfarë thonë vetë qytetarët në lidhje më përballimin e këtij të nxehti?

Entela Labaj: Më të rre zikuarit në këtë periudhë janë të moshuarit, të sëmurët kard iovaskularë, diabetikët, astmatikët, të sëmurët mendorë, fëmijët e vegjël dhe jo vetëm, si dhe gratë shtatzëna.

Nuk rekomandohet dalje nga fasha orare 11 deri në orën 17. Gjithsecili të mbajë një shishe me ujë, kapele, syze. Përdorni sa më shumë lëngje, dieta të jetë e pasur me fruta dhe zarzavate. Temperatura e ambientit të dhomës, apo shtëpisë të jetë tek 25-27 gradë.

Qytetarët: I kam marrë të gjitha masat, kam kapelen, syzet, shishen e ujit. Na mbyti vapa. Të pimë sa më shumë ujë dhe lëngje. Nuk dal në këtë orar, por sot kisha punë që duhej t’i kryeja.

“Unë nuk rri dot pa bërë xhiro me bicikletë. I rezistoj vapës”, thotë një fëmijë.

Kemi dalë se morëm pensionin. Shishen e ujit e kam gjithmonë me vete.

Unë jam veshur me gjera të pambukta. Eci nëpër hije. Na trullosi vapa. Edhe kondicioneri na ftoh, nuk po gjejmë rehat.