“E pash kur e mori Mateon, tha se…”. Gruaja ishte dëshmitare kur 38-vjeçari mori 8-vjeçarin: Edhe fëmijën e komshiut tjetër…Një prej banoreve në Fier ka qenë dëshmitare kur 38-vjeçari, Klodian Çalamani ka marrë 8-vjeçarin Mateo Vasiu por kishte menduar se ishte një ditë si gjithë të tjerat pasi autori merrte edhe një tjetër fëmijë të komshiut në shtëpi.
Gruaja:Nuk ka ndodhur ndonjëherë kjo histori. Ne nuk e dinim, pa nuk e linim. Ai nuk na kishte bërë ndonjë gjë, pinte dhe nuk kishte tru shumë, bënte lloj e lloj gjerash dhe me ne që ishim nëna. Ishte rrugaç. Ai Mateon e mori si për të marrë biçikletën. E pashë te rruga dhe tha ja po rri. E pamë që ai foli me atë, por menduam si gjithmonë.
Edhe fëmijën e komshiut tjetër ai e merrte brenda, e ushqente e mbante. Nuk e dinim që mund të shkonte deri këtu. Ai ka gjetur rrugën bosh para se të bënte këtë gjë.