‘E shkreta, për fat të mirë ishin me mend në kokë dhe nuk e bënë’, kolegia del kundër Arjolës për prezantimin e Portokallisë

Aktorja Lisa Kujovska ka hedhur një thumb online për çështjen aq shumë të diskutuar, të Arjolës që shprehu dëshirën në Big Brother të prezantojë Portokallinë.

Me një postim ajo u shpreh: “Është gjë e bukur, është fantastike, shikohesh me një sy ndryshe. Jo vetëm ajo aktorja që do dalë, do bëjë humor. E kupton? Të plotëson, të rrit në një farë forme artistikisht, do kish thënë Sofia Loren e shkreta, po ta kishin bërë prezantuese. Për fat ishte me mend në kokë, nuk e bëri”.

Me kaq u kuptua se Lisa nuk paska qenë edhe aq dakord me kërkesën e Arjolës në Big Brother. Kjo qe dhe dëshira e vetme të cilën aktorja nuk e plotësoi dot sa ishte në spektakël.

Ama ishte dhe një nga temat më të diskutuara jashtë shtëpisë dhe opinionet e njerëzve ishin të ndryshëm. Duke se kolegia e ka të qartë se Arjola sipas saj nuk e meriton që të drejtojë një spektakël si Portokalli./noa.al