Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

E shtunë gocash, Ajka qenka rritur aq shumë dhe mami Xhensila nuk mund ta mbajë më të fshehur

Thuajse tre vjet më parë, çifti i mirënjohur i showbizit shqiptar Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj u bekuan me një vajzë, të cilën zgjodhën ta pagëzonin me emrin Ajka.

Një emër që në pamje të parë, tingëlloi jo fort i zakonshëm dhe ndoshta paksa ‘’i çuditshëm”, por që për çiftin ka një kuptim tejet të veçantë pasi simbolizon ajkën e dashurisë së tyre.

E ndërkohë që vogëlushja rritet dita-ditës, prindërit e saj kanë zgjedhur të mos e ekspozojnë shumë në rrjete sociale, por mami Xhensilës i lejohet ta thyejë pak këtë rregull.

Vera ka nisur për nënë e bijë, të cilat e kanë kaluar sot ditën duke shijuar diellin, duke na qerasur të gjithëve me disa foto shumë të bukura ku Ajka duket më e rritur se kurrë.

“Një mrekulli e madhe, në një vajzë kaq të vogël. Parajsa Ajka, Ajka qumështorja”, ka shkruar Xhensila .