Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

“E thërrisnin Jetim”, gazetarja tregon detaje për kamarierin që humbi jeten ne Velipojë, si i lajmëroi pronarët: Po vijnë njerëz…

Nga Anila Prifti

Myzerin Zenelin nuk e njihnin në Velipojë. Ata që e punësuan një ditë më parë e thërrisnin, Jetim!

Nga Bahçallëku i Shkodrës i riu me njohuri fillestari në kuzhinë, u shpërngul në hotelin e vëllezërve Gocaj.

Do të punonte e mësonte! Do të shtrihej për të fjetur i fundit; pas pushuesve dhe pas pronarëve.

Zgjuar me ëndrrën e të riut; një ditë do të vijë edhe për të; ishte i pari që u buzëqeshi mysafirëve të natës.


Për Myzerinin, të cilit as emrin shkurt nuk ia mësuam, ishte fundi i ditës së parë në punë.

Dhe ashtu siç e do çdo lloj zakoni në moshë dhe në vendin tij, duhej t’iu buzëqeshte të gjithëve.

Akoma nuk e kishte mësuar se burrat e natës dikur ishin miq me të zotët e lokalit ku u punësua.

As i njohu, por nxitoi tu tregonte të ‘vetëve’: Po vijnë njerëz!

Ishin vëllezërit Ferracaku, pas shpinës së tyre, nipi i vogël.

Edhe ai si Myzerini pranë ‘të vetëve” për një të ardhme. Ferracakë e Gocaj, burra e pronarë përballë njeri tjetrit po benin fjale me njeri-tjetrin.

Myzerini ishte aty, nuk fliste! S’duhej shumë kohë, ku ngjarja ndodhi.

Në xhep iu gjetën vetëm 30 lekë! Ishte dita e parë e punës dhe dita e fundit e jetës! Unë po shkruaj për të, kështu nxitimthi, që ai të mos fshihet mes numrit të atyre qe humben jeten, po nuk i njoh as fytyrën dhe as i di shtëpinë. Tani i mësova vetëm adresën e re. Një ditë do ti trokas në portën e mermertë për ta pyetur: Cila ishte ëndrra?