Gazetarja dhe moderatorja e programit politik “Open”, Eni Vasili, është fotografuar dje nga paparazzi ynë në zonën e ish-Bllokut. Në fakt, u surprizuam kur e pamë që po lëvizte me motor! Nuk e njihnim këtë pasion të gazetares Vasili.
Ose mund të jetë pasion i burrit të saj, Armandit, i cili shihet shpesh të lëvizë me motor në rrugët e Tiranës dhe, mesa duket, shpesh ka pasagjere bashkëshorten e tij, Enin. Jemi mësuar ta shohim në studion e emisionit “Open”, me kostume dhe veshje shumë formale dhe zyrtare dhe është me të vërtetë intereante ta shohësh Enin në version kaq sportiv, me veshje lëkure të zezë dhe që argëtohet kaq shumë si pasagjere në motor.
src=”https://shijejete.com/wp-content/uploads/2019/06/eni-vasili-4-490×315.jpg” alt=”” width=”490″ height=”315″ class=”alignnone size-medium wp-image-1828″ />
Të gjithë ata që e kanë këtë pasion, rrëfejnë se motori ka shumë adrenalinë, të ecësh mbi dy rrota është shumë më ndryshe sesa brenda një makine, në komoditet dhe ajër të kondicionuar. Motori është pasion dhe rrezik, por nëse di ta përdorësh si duhet, bëhet pjesë e aventurave dhe kënaqësive të tua. “Panorama Plus” ishte e para, e cila zbuloi, pak muaj më parë, lidhjen e Eni Vasilit me Armandin.
Ata u panë për herë të parë në publik kur Lorik Cana kishte ftuar disa personazhe Vip për të ndjekur një dokumentar për jetën e tij. Aty na ra menjëherë në sy, prezenca e një djali të gjatë simpatik në krah të gazetares së njohur. Më pas, ne morëm disa informacione nga burimet tona dhe zbuluam se lidhja mes tyre kishte mbi dy vjet që vazhdonte. Çifti ishte njohur nga një shoqëri e përbashkët.
Asokohe, Armandi, një inxhiner elektronik, jetonte në Londër. Ai u përpoq shumë që të bindte Enin që të linte Shqipërinë për të jetuar në Angli, por gazetarja nuk pranoi pasi është shumë e lidhur me profesionin dhe ekranin. Në këto kushte, i mbetej Armandit që të vendoste nëse kjo lidhje duhej të vazhdonte apo jo. Dhe kështu, ai la Londrën dhe erdhi në Tiranë për të jetuar me vajzën që dashuronte. Mesa duket, ata kanë zbuluar edhe shumë pasione të përbashkëta, një nga të cilat është edhe udhëtimi me motor.
(Marrë nga Panorama)