Edukatorja keqtrajton fëmijën e mitur ne kopshtin privatne Tirane.

Një edukatore e një kopshti në zonën e Astirit në Tiranë u shpall në kërkim nga agjentët e Komisariatit nr. 6 pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një fëmijë të mitur gjatë qëndrimit në kopsht.

I ati i fëmijës ka denoncuar se edukatorja e ka goditur me shpullë, ndërsa fillimisht është ankuar te pronari i kopshtit, i cili pasi mësoi ngjarjen e ka pushuar menjëherë edukatoren nga puna.

Pas denoncimit 46-vjeçarja nuk është gjetur në shtëpi dhe po punohet për ta lokalizuar për sqarimin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases R. G., 46 vjeçe, pasi ka kallëzuar një shtetas, se shtetasja R. G. ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur, në kopshtin ku ajo punon si edukatore, informoi policia e Tiranës.