Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Einxheli u ofendua nga batuta e tij, reagon Agron Llakaj tregon te verteten

Një koment i Agron Llakajt, kur ishte i ftuar në shtëpinë e “Big Brother VIP” lidhur me fondacionin që Einxhel Shkira planifikon të hapë, bëri që moderatorja të ndihet keq.

“Nëse do ta fitoja çmimin do hapja fondacion”, ka thënë Agroni në kuadër të një shakaje me Donaldin.

Ndërsa gjatë spektaklit Einxheli tha se ndihej e mërzitur për këtë ironi dhe se sipas saj, Agroni zgjodhi të mbante anën e Donaldit.

Vetë aktori i humorit dha një koment për situatën që u krijua në shtëpi gjatë një interviste për emisionin “Shqipëria live”. Llakaj tha se nuk përdori asnjë ironi dhe se gjithnjë është i drejtpërdrejt në komentet që bën.

“Agroni nuk thumbon, unë jam natyrë e drejtpërdrejtë. Aty hyra brenda një karakteri argëtues, për ata njerëz që janë aq të mbyllur aty brenda. Mund të kisha thënë para Donald, je më i forti, por thashë fitoftë më i miri”.

Ai thotë se u ndje keq, pas nuk jam “as në moshën e Einxhelit, as Donaldit. Mendoj se është ai momenti kur të flet gjuha para mendjes”.

Agron Llakaj mbështet kolegun dhe mikun e tij, Donald Veshajn, por thotë se “për të katërt që kanë ardhur në finale, është e merituar”.