Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Eksperimenti i Elon Musk me çipin në tru, ja cfare i ndodhi majmunëve

Neuralink-u i Elon Musk, plani ambicioz përmes të cilit synohej të rifitohej lëvizshmëria e njerëzve që kishin pësuar dëmtime të shtyllës kurrizore, duke futur një çip në tru, aktualisht po eksperimentohet me majmunë.

Manjati nga Afrika e Jugut është shprehur gjithmonë se gjërat “po ecnin mirë” dhe e ka përshkruar eksperimentin si “të sigurt dhe të besueshëm”. Megjithatë, versioni i tij bie ndesh me atë të ofruar nga Komiteti i Mjekëve për Mjekësi të Përgjegjshme, pasi kjo organizatë thotë se majmunët i janë nënshtruar “vuajtjeve ekstreme” si rezultat i “kujdesit jo të përshtatshëm” që është treguar për to.

“New York Post” ka publikuar denoncimin e kësaj organizate, që thotë se të paktën 15 nga 23 majmunët e Universitetit të Kalifornisë të përdorur në projekt, midis viteve 2017 dhe 2020, kanë ngordhur, ndërsa vetëm 7 kanë mbijetuar: “Ata nuk u dhanë majmunëve kujdesin e duhur veterinar. Përveç kësaj, ata përdorën procedura shumë invazive për të bërë implante truri dhe për të eksperimentuar mbi kafshët”.

Gjithashtu, Komiteti prezantoi disa shembuj të dëmtimeve të pësuara nga kafshët. Njërit prej tyre i mungonin gishtat e duarve dhe këmbëve, ndërsa një majmuni tjetër i kishin futur në tru elektroda që i shkaktonin të vjella.

Përveç kësaj, Komiteti ka njoftuar se do të bëjë një ankesë kundër Universitetit të Kalifornisë, i cili është financuar me rreth 1,4 milionë dollarë nga Neuralink për të kryer eksperimentet.

Nuk dihet ende nëse publikimi i këtij lajmi do të pengojë Elon Musk për të nisur eksperimente të tilla edhe me njerëzit, të cilat janë parashikuar për në vitin 2023