Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Emigranti shqiptar baba i dy fëmijëve humb jeten diten e sotme ne Itali

Itali- Ngjarje e trishtë në Itali. Një emigrant shqiptar ka ndërruar jetë këtë të hënë në Ospedalicchio të Italisë. Mësohet se 56-vjeçari Zaim Jacaj dha frymën e fundit sot, në spitalin e “Santa Maria della Misericordia”.

Viktima ishte shtruar në spital prej tre ditësh, pasi ishte rrëzuar gjatë orarit të punës, teksa po rregullonte një tup në një dyqan.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, 56-vjeçari jetonte dhe punonte në Itali prej më shumë se 20 vitesh. Ai la pas bashkëshorten, Majlinda dhe dy fëmijët Iklid dhe Jori.

Këshilltarja bashkiake e Ospedaliçhio Claudia Travicelli shprehu ngushëllimet më të përzemërta për familjen e shqiptarit.

“Pas gjithë detyrimeve rituale, ai do të varroset në Shqipëri, vendi i tij që e pa të largohej si emigrant po vajton sot për të bashkë me fshatin Palazzo, miq e të njohur janë pranë familjes së tij në këtë moment të vështirë“, është shprehur ajo.