Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Emra të shkurtër për beba me tri apo dhe me dy shkronja shume te bukur

Ari, do të thotë luan në hebraisht dhe shqiponjë në norvegjisht, superior, greqisht, por edhe në shqip ka një tingëllim të artë.

Leo…Shkurtim i Leonard, por është më trendy. Dhe ka me vete gjithmonë forcën e luanit.

Rei, do të thotë mbret në spanjisht, Rey dhe tingëllon shumë bukur.

Sem, shkurtim i Samuel nëse do shkruhej Sam, që e bën trendy emrin biblik.

Avi, Abraham i modernizuar.

Tom…e çfarë mund të themi për këtë emër, shkurtim i Tomas, por shumë më djaloshar…

Ada, një emër shumë i njohur që ka mbetur pak në hije, por në SHBA po rikthehet në modë. Ky emër në hebraisht do të thotë zbukurim, në gjuhët gjermanike, fisnikëri dhe përdoret edhe si shkurtim i Adelajdës apo Adelës.

Ama, në gjuhët e amerikanëve indigjenë do të thotë ujë, ndërsa në Afrikë, lindje e vështirë ose e lindur të shtunën. Në gjuhët latine është një emër plot dashuri.

Emi, edhe ky rrjedh nga emrat e shkruar me zanore të ndryshme dhe shqiptuar ndryshëm në disa gjuhë, ka rrënjët nga Aimee në frëngjisht, apo Amata në latinisht që do të thotë e dashur.

Iv siç shqiptohet në anglisht emri i gruas së parë në botë.

Liv në gjuhët moderne skandinave do të thotë jetë dhe gra të bukura të vijnë në mendje gjithmonë me këtë emër.

Flo, është emër latin. Në latinisht do të thotë perëndesha e luleve, shkurtim i Florence, që do të thotë lulëzim.

Noa, të kujton emrin e lashtë e njëkohësisht duket modern.