Moderatorja e njohur Eni Vasili u bë dje nënë për herë të parë. Në jetë erdhën binjaket Sofi dhe Nikol, emrat e të cilave Eni i zbuloi pak kohë më parë gjatë një interviste me fëmijët e “Në kurthin e Piter Pan”.
Lajmi dje bëri xhiron e mediave, ndërsa vetë Eni ka reaguar vetëm pak minuta më parë. Ajo ka publikuar një foto bardh e zi, duke mbajtur duart e vajzave dhe shkruan:
“Takimi ynë i parë ishte një magji. Sofi dhe Nikol më risollën në jetë me lindjen e tyre. Të bekuara qofshin!”