Epidemiologët paralajmërojnë: Këto janë dy masat kufizuese që mund të zgjasin disa vite me rradhe

Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit që nga fillimi i pandemisë dhe masat kufizuese që janë marrë për parandalimin e saj, ekspertët thonë se disa masa do të vazhdojnë dhe për disa vjet. Sipas Mary Ramsay, drejtoresha e Shëndetit Publik Angli njerëzit mund të kenë nevojë të vendosin maska dhe të ruajnë distancën sociale për disa vjet derisa të kthehemi në normalitet. Gjatë një interviste për BBC, ajo tha se kufizime të tilla si mbajtja e maskës në vende të mbushura me njerëz dhe distancimi social ishin pranuar nga shumë vende e njerëz dhe kjo nuk e pengoi ekonominë të funksiononte.

Njerëzit janë mësuar me këto kufizime dhe tani mund të jetojnë me to, edhe ekonomia mund të vazhdojë të funksionojë me këto pak kufizime. Kështu që mendoj se edhe për disa vjet, të paktën deri sa vendet e tjera të botës të vaksinohen po aq mirë sa ne dhe numrat e infektimeve të kenë rënë, të mund të kthehemi gradualisht në situatën normale.