Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Epidemiologu shqiptar qetëson njerëzit: Gjasat e infektimit sërish janë deri më sot 1 ndër 4 milionë!

Mjeku i injohur epidemiolog Ilir Alimehmeti foli per numrin e larte te te imfektuarve si edhe per gjasat qe mund te kemi per riinfektim.

Ai ne statusin e tij ka postuar sqarime shpjeguese qe i qeteson te gjithe njerezit. Madje duke kujtuar se te paktat raste ne bote te riinfektimit jane vetem 6 te dyshuar ne te gjithe globin kur rastet e infektuar ne gjithe boten jane me shume se 40 milion.
Keshtu qe gjasat per riinfektim jane ne raportin 1 ne 4 milone banore.

Statusi i tij i plotë:

“Ai që konsumohet nga shqetësimi, është po i njëjti që ka edhe imunitetin natyror të reduktuar.”
Cit: Sunday Adelaja

Lajme të mira mbi imunitetin miqtë e mi!

Shumë vetë janë të shqetësuar nga rastet e reinfektimeve me COVID-19, sepse këto pak raste janë pasqyruar edhe mediatikisht, duke hiperbolizuar kështu dimensionin e tyre të vërtetë.

Për kronikë, deri më sot janë të dokumentuar me reinfektim të sigurt 6 persona dhe të dyshuar 4 persona në të gjithë globin, ndërkohë që rastet me COVID-19 janë aktualisht 40 milionë.

-Pra gjasat e reinfektimit janë deri më sot 1 ndër 4 milionë!

-Unë do të thoja të ulëta, si mendoni ju?

Megjithatë, sa herë ka dyshime, sytë hidhen nga studimet shkencore!

Sa zgjat imuniteti i antitrupave?

Studimi i fundit, publikuar më 25 shtator 2020 në prestiogjiozen mBio (organ i Shoqatës Amerikane të Mikrobiologjisë), hulumtoi pikërisht prodhimin e limfociteve B të kujtesës pas infektimit nga SARS-CoV-2.

-Ky studim është kryer nga Universiteti i Rochester (SHBA) dhe është financuar pjesërisht nga National Institute of Allergy and Infectious Diseases (SHBA), institut i cili kryesohet nga Prof. Anthony Fauci.

-Lajmi i parë i mirë është se ky punim është studimi i parë shkencor që tregon se SARS-CoV-2 indukton formimin e limfociteve B të kujtesës.

Për shpjegim:

-Limfocitet B të kujtesës janë qeliza imunitare me jetë të gjatë që zbulojnë viruset, krijojnë antitrupa për t’i shkatërruar ato dhe i “mbajnë mend” për të ardhmen.

-Pra, herën e dytë që ky virus mundohet të hyjë në trup, limfocitet B të kujtesës futen menjëherë në veprim në kohë shumë më të shpejtë për të zhdukur infeksionin përpara se ai të fillojë sëmundjen.

-Duke qenë se limfocitet B të kujtesës mund të mbijetojnë dekada, ato mund t’i mbrojnë personat që e kanë kaluar COVID-19 nga infeksionet e ardhshme për një kohë shumë të gjata (ndoshta të gjithë jetën), por nevojitet më shumë kërkim shkencor në këtë drejtim.

-Lajmi i dytë i mirë është se ky punim është gjithashtu studimi i parë që raporton kryq-reagimin e limfociteve B të kujtesës.

Për shpjegim:

-Limfocitet B të kujtesës, që janë formuar vite më parë kundër koronaviruseve të tjera të gripit të zakonshëm, duket se njohin dhe reagojnë edhe kundër SARS-CoV-2.

-Autorët e studimit (ekspertë të sëmundjeve infektive në Universitetin e Rochester – SHBA) mendojnë se ata që janë infektuar më parë nga një koronavirus i zakonshëm (që pak a shumë do të thotë “të gjithë”) mund të kenë njëfarë niveli imuniteti para-ekzistues kundër COVID-19.

-Udhëheqësi i studimit, Prof. Dr. Mark Sangster, Profesor Kërkimor i Mikrobiologjisë dhe Imunologjisë, është shprehur se:

– “Kur kontrolluam gjakun e personave të shëruar nga COVID-19, pamë se shumë prej tyre kishin një koktail limfocitesh B të kujtesës para-ekzistuese, të cilat mund ta njihnin SARS-CoV-2 dhe të prodhonin me shpejtësi antitrupat që e sulmonin atë.”

-Kampionët e gjakut të përdorur në studim për krahasim ishin marrë 6 deri në 10 vite më parë, shumë më parë se sa të kishin mundësinë të infektoheshin me COVID-19.

-Gjithashtu u përdorën edhe kampionë gjaku nga persona që po shëroheshin nga forma të lehta ose të moderuara me COVID-19.

-Nga këto kampionë gjaku, autorët matën nivelet e limfociteve B të kujtesës dhe antitrupat që sulmonin pjesë karakteristike të proteinës “Spike” ose S, të cilat ekzistojnë në të gjitha koronaviruset dhe janë thelbësore për të bllokuar hyrjen e viruseve në qeliza.

Shpjegim:

-Proteina S ka pamje të ndryshme dhe sillet paksa ndryshe në çdo betakoronavirus, por një prej përbërësve të saj (“nënnjësia S2”) mbetet pak a shumë njësoj në të gjitha koronaviruset.
-Limfocitet B të kujtesës nuk i dallojnë dot nënnjësitë S2 të betakoronaviruseve të ndryshme dhe, si rrjedhojë, i sulmojnë të gjitha, përfshirë edhe SARS-CoV-2.

Cili është hapi i ardhshëm i studimit?

-Prof. Dr. David Topham, tjetër bashkëautor i studimit, deklaron se:
“Tani duhet të zbulojmë se si korrelon ky koktail limfocitesh B të kujtesës para-ekzistuese me format më të lehta dhe me ecuritë më të shpejta të sëmundjes, ose nëse ndihmojnë në përmirësimin e efektivitetit të vaksinave kundër COVID-19.”

Studimet ecin përpara miqtë e mi!
Ndërkohë ne ruajmë veten dhe të tjerët!

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik