Ndoshta ju ka shpëtuar kjo “perlë Iliriane”. Iliri është një nga banorët që është futur nga dita zero në shtëpinë e Big Brother Vip. Shumë kohë i mbyllur. “Trashja” po shfaqet dalëngadalë.
Në një video që po qarkullon në rrjtet sociale, dëgjojet Iliri duke kënduar “Hani, pini dh*ni, hic mos iu nini… se iu ka ardh dita”.
Por, çfarë ndodh me trupin kur kalon gjithë ditën në ambiente të mbyllura? Frédéric Saldmann, një kardiolog dhe nutricionist francez, i cili e likuidon çështjen me një fjali të thjeshtë, por efektive: “Duhet të lëvizësh për të qenë në shëndet të mirë fizik dhe mendor”.
Nuk ka motivim? Nuk ka rëndësi: të ngrihesh nga karrigia, të largohesh nga muret e shtëpisë dhe të shkosh për ajër të pastër është e domosdoshme sepse përndryshe do ta gjesh veten duke u kacafytur me të gjithë ata që janë rrotull.
Sipas studiuesve ne kemi nevojë për rrezet e diellit për të rregulluar ciklet tona gjumë-zgjim. Edhe ekspozimi ekskluzivisht ndaj ndriçimit elektrik mund të rrisë shanset e vuajtjes nga çrregullimet e gjumit.
Për këtë arsye, studiuesit rekomandojnë qëndrimin jashtë çdo ditë për të paktën 45 minuta, mundësisht në mëngjes dhe, nëse është e mundur, në kontakt me natyrën.