Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Erdhi në Shqipëri për të rregulluar dhëmbët. Humb jetën italiani 2 ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale

TIRANA- Një 63-vjeçar italian ka ndërruar jetë sot teksa dyshohet se ndodhi pak ditë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale që ai kishte bërë më datë 20 maj në një klinikë dentare në rrugën e Kosovarëve në Tiranë.

Në njoftimin e policisë thuhet se italiani, i identifikuar me inicialet D.S., është paraqitur për mjekim në spital më 22 maj – 2 ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale, pasi nuk ishte ndjerë mirë pas ndërhyrjes kirurgjikale në klinikën dentare.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë kryer veprimet e para hetimore, ku i kanë marrë deklarim administratorit dhe dentistit të klinikës.

Njoftimi:

Më datë 22.05.2025, ka shkuar për mjekim në spital shtetasi italian D. S., 63 vjeç, me banim të përkohshëm në Tiranë, pasi dyshohet se pas një ndërhyrje kirurgjikale më datë 20.05.2025, në një klinikë dentare në Rrugën e Kosovarëve nuk është ndier mirë. 63-vjeçari, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë kryer veprimet e para hetimore, ku i kanë marrë deklarim administratorit dhe dentistit të klinikës. Materialet u referuan në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm të rastit.