Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Erdogan merr në patronazh Shqipërinë: Zbulohet se cdo bej brenda pak muajsh

Turqia po futet në një ekspansion të vrullshëm në Shqipëri duke ofruar për qeverinë tonë, sistemin e kontrollit të territorit të vendit me dronë superinteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik.

Kryeministri Edi Rama ndodhet me disa ministra të tij në Ankara, nga ku njoftoi këto zhvillime të fundit që shihen si marrje në patronazh të Shqipërisë nga Turqia e kryeministrit Erdogan.


Qeveria turke nuk ndalet, po ashtu ka ofruar që të përfshihet në “Programin e Mandatit të Tretë për infrastrukturën kombëtare”.

Ndërkohë edhe privatët do të mësyjnë në vendin tonë. Me lehtësirat e shumta që ka ofruar bujarisht Edi Rama, ata duan të bëjnë ndërtimin e fabrikës së 7 llojeve të vaksinave, si zemra e një qendre të klasit të parë të prodhimit farmaceutik.

Ka edhe më. Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë do të ngrihet në periferi të kryeqytetit tonë për kompanitë HighTech, Start Up-et e kërkimin shkencor, siç deklaron Rama, “sipas modelit të suksesshëm të jetësuar në Turqi, si katalizator i transformimit ekonomik e social dhe krijimit të vendeve cilësore të punës për të rinjtë”.

Erdoğan do të jetë bujar në ndërhyrjen e tij edhe për të krijuar autonomi të gjerë spitalore në Shqipëri.

Po ashtu ata do të.përfshihen në strehimin social, me fokus reformimin e thellë të politikës sonë të strehimit.

Turqia gjithashtu do të “zaptojë” dhe bregdetin shqiptar për të ndërtuar resorte turistike me pesë yje.

E sikurse paralajmëron Rama, “ka edhe shumë gjëra të tjera” që do të bëhen me Turqinë. /noa.al/