Kursi i këmbimit do të vijojë të jetë në ndikimin e turizmit dhe parashikohet një rënie e mëtejshme e euros gjatë muajit gusht, i cili pritet të ketë më shumë turistë të huaj.
Nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar raporti euro– lekë ka pësuar rënie me 4.4%.
Zhvlerësimi i monedhës evropiane dhe inflacioni detyroi Bankën Qendrore Evropiane që pas 11 vitesh të rrisë me 0.5% normën bazë të interesit.
Edhe dollari amerikan ka pësuar ulje gjatë ditëve të fundit, duke u shkëmbyer me rreth 114 lekë nga 117 që ishte në mes të këtij muaji, kur u barazua me monedhën evropiane.