Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Familja shkon per ngren dreke ne Drimadhe. Nuk i beson syve kur i sjellin faturen

Një person ka shkuar të konsumojë një darkë në Drimadhë së bashku me familjen por ka mbetur i shokuar kur ka parë se një kilogram biftek i ka kushtuar plot 140 mijë lekë. Fatura në total ka qenë 532 mijë lekë të vjetra dhe duket qartësisht se nuk është as e fiskalizuar.

Pra përveç çmimeve absurde, restoranti ka bërë edhe evazion fiskal duke mos i paguar asnjë lekë taksë shtetit. Por problemi nuk qëndron vetëm tek çmimi i biftekut i cili është i tipit “Porterhouse”, por edhe tek artikujt e tjerë. Kështu një salçiçe e tipit “Chorizo” ka kushtuar 15 mijë lekë të vjetra, ndërsa një pite me misër 6500 lekë të vjetra.

Fatura vazhdon me të tjera çudira, ku një brusketë e tipit “Dakos” ka kushtuar 13 mijë e pesëqind lekë të vjetra. Ndërkaq një salcë apo sallatë e tipit “Guacamola” ka kushtuar 14 mijë e pesëqind lekë të vjetra. Nuk mund të mungonin as frutat të cilat kanë kushtuar plot 15 mijë lekë të vjetra. As pijet nuk mbeten më mbrapa ku një birrë ka kushtuar 6 mijë lekë të vjetra, një shishe ujë 0.75 L ka kushtuar 550 lekë të vjetra ndërsa një pije freskuese plot 4 mijë lekë të vjetra.