Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Femer e rralle.Lë Europën dhe kthehet në fshat në Shqipëri per te punuar edhe pse ska as uj as drita

Sot në “Ftesë në 5” ishte e ftuar Marjana Koçeku, e njohur tashmë si “neomalsorja”. Ajo është vetëm 22 vjeç dhe pas disa eksperiencave akademike në Europë, zgjodhi që të vijonte jetën në një fshat në Dukagjin.

Marjana tregoi se e shijon atë lloj jete, larg Instagramit, pa energji elektrike e me ujë që e merr te kroi.Ajo pohoi se kujdeset të punohet toka, të mbledhë dru për të ndezur zjarrin, aty ku gatuhet çdo ushqim që ajo konsumon.

“Neomalsorja” insistoi se në asnjë vend nuk ndihesh e lirë si në vendlindje, ndaj ndihet krenare që është kthyer në rrënjët e saj.

E diplomuar në Tiranë, 22-vjeçarja jetoi për një vit në Gjenovë, Frankfurt e Stokholm. Thotë se kishte disa mundësi punësimi në profesionin e saj, por që nuk e tërhiqnin dhe vendosi të kthehej në Shqipëri, tetë muaj më parë.

“Shkëndija që më bëri të kthehem te rrënjët, erdhi derisa udhëtoja në Suedi. Po udhëtoja me transport publik, kur drejtuesi i autobusit vuri një këngë shqip. Iu afrova dhe bisedova me të, ishte nga Dukagjini. Më befasoi shumë fakti se sa shumë jemi të shpërndarë nëpër botë ne, shqiptarët”, rrëfen Marjana.

E reja nga Malësia e Dukagjinit thotë se kjo histori, iu shtua shumë të tjerave që gjenden në blogun e saj online për shqiptarët që ka takuar nëpër Evropë, kudo ku ka shkuar.F