Fëmija juaj vuan nga infeksionet ose është anemik? Mjeku popullor Ylli Merja tregon se çfarë duhet t’i jepni

Mjeku popullor Ylli Merja ka treguar ditën e sotme për disa prej

sëmundjeve që prekim më shpesh fëmijënt dhe kurimin që vjen prej bimëve medicinale. Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” , Merja tregoi se në moshë të vogël fëmijët vuajnë zakonisht nga fryerjet e barkut dhe zorrëve dhe sipas tij zgjidhjen për këtë prindërit mund ta gjejnë tek çajrat popullore kamomili, mendra dhe shtogu:

“Le të marrim fryrjen e barkut dhe të zorrëve, asgjë tjetër më shpejtë se mendra e butë nuk e qetëson. Le të marrim ato gazra që mbeten në zorrë, kamomili ose  mendra e butë, ia hedhim në gjelë fëmijëv  dhe ajo zgjidh një problematikë shumë të madhe, ngërçet e barkut të fëmijëve.  Ju them nënave psh. kokrrat e arrave kanë një fletë brenda që ndan ato thelpinjtë e tyre, ne e kemi provuar me shumë sukses qoftë tek fëmiëjt qëkanë fryrje barku, ngërce  zorrësh por edhe që kanë një kollë të vazhdueshme. Përdorimi i petave të arrës , i gjetheve të dellit, i luleve të blirit , i aguliceve që është me të vërtetë një perl shqiptare, unë them që janë bimë të rëndëisishme për pastrimin e kollës, mushkërive” këshilloi ai.

Ndërsa theksoi shurupin që krijohet përmes frutit të shtogut i cili është një antiviral që ndihmon kurimin e bajameve.

“Inflamacioni i bajameve në disa zona e qetësonin duke përdorur shurupin e frutit të shtogut. Ky është një antiviral dhe antibakterial i mrekullueshëm. Krahas kësaj, nëqoftëse kemi të bëjmë edhe me fryrje barku dhe me temperaturë dhe djersitje me vështirësi, unë këshilloj lulen e shtogut i cili është një produkt i mrekullueshëm” tha ai.

Për fëmijët që vuajnë nga djegia urinare solli në vëmendje kurën me çajin e fierit të gurit:

Ka shumë fëmijë që krijojnë oksalate të kalciumit, kanë djegie të urinës dhe medikamenti bimorë është një çaj me fierin e gurit , fëmijëve jo vetëm që u qetëson kollën por pastron gjithë sistemin urinar të tij me dy deri në tre filxhana kafe në ditë kur është I vogël ose deri në tre  filxhana kur fëmija është më shumë se 5 vjeç.

Mjeku popullor, Ylli Merja këshilloi të gjitha nënat që të kurojnë aneminë e fëmijëve përmes një bime që gjendet në brigjet e detit tonë dhe që ka benefite të mëdha në organizëm për shumë sëmundje të tjera:

“Për fëmijët anemikë, brigjeve të detit tonë rritet një bimë e vecantë alkania ngjyruese. Ajo mund të përdoret duket filluar që nga buzëkuqet e femrave që nxirret nga kjo rrënjë, është një bimë që jep me vete fuqinë e detit për të goditur sëmundjet . Pra ka jod me shumicë, mund ta përdorin fëmijët që kanë mungesë hekuri  sepse ka prani të lartë hekuri. Të gjitha nënave ne duhet ti theksojmë këtë gjë, hekuri dhe Jodi që ka kjo bimë janë lehtësisht të oksidueshëm nga oksigjeni.Duhet ta hedhin menjëherë në kos dhe ta konsumojnë përgatisim 100 ml caj me një lugë caj nga kjo bima e zijme e kullojmë dhe e pijmë” tha ai.