Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Fëmijët më të suksesshëm rriten vetëm nga këto lloje nënash

E mbani mend sesi kanë qenë prindërit me ju? A ju urdhëronin që të pastronit dhomën, të bënit punët dhe të fokusoheshit në gjërat e rëndësishme të ditës? Apo ishin tolerantë? Shumë prej nesh janë rritur në familje me prindër tolerantë dhe të tjerë me prindër shumë herë më striktë.

Sipas një studimi të kryer së fundmi, fëmijët e rritur nga nëna shumë strikte dhe me kërkesë të lartë llogarie kanë prirjen të jenë shumë herë më të suksesshëm në raport me të tjerët. Studimi ka analizuar të dhënat e 15 000 fëmijëve të moshës 13-14 vjeç midis vitit 2004 dhe 2010 për të dalë në këto përfundime.

Sipas autores së studimit dhe profesoreshës në Universitetin e Essex, të pasurit një mama strikte dhe me kërkesa të larta llogarie edukon fëmijë të disiplinuar, të qartë në gjërat që duan dhe shumë të suksesshëm. Fëmijët e rritur nga mama shumë strikte kanë shumë pritshmëri nga jeta dhe një nivel shumë të lartë vetëbesimi. Madje këto lloj fëmijësh kanë tendencën të fillojnë punë pa e mbaruar universitetin dhe të kenë një karrierë të ndritur.