Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Fëmijët nuk e përballojnë dot duke ndenjur energjinë e tyre, prandaj hiqeni shprehjen “Mos lëviz“

“Mos lëviz”! Kjo shprehje i shoqëron fëmijët kudo, në shtëpi në shkollë, madje edhe në rrugë. Të rriturit këtë shprehje e kanë në “majë të gjuhës” dhe nuk u shkom në mend që kjo shprehje, fëmijët, i huton. Fëmija nuk arrin të realizojë, se si mund të njohësh gjërat dhe mjedisin pa lëvizur?

Ai, fëmija, akoma nuk është aq i rritur sa ti jenë formuar mekanizmat si trunorë dhe psiqikë, për të njohur një gjë dhe të mos ketë nevojë të lëvizë. Ky mekanizëm ndërtohet pas moshës 8 vjeç. Ndërsa nga mosha 2-8 vjeç, fëmija i mëson gjërat në lëvizje, i dëgjon gjërat në lëvizje, madje edhe në gjumë është i lëvizshëm. Ai nuk mund të rrijë 5 min në një vend, nëse nuk përfshihet në një aktivitet, që atë e tërheq, sepse ka shumë energji, të cilën nuk e përballon dot duke ndenjur.

I duhet patjetër aktiviteti që të mund të përballojë dhe kanalizojë sa më cilësisht energjinë e tij. Të rritur, prindër dhe sidomos, ju mësues të klasës së parë, përpiquni të mos e përdorni këtë shprehje me fëmijët. Përpiquni të shmangni bezdinë, që provoni nga lëvizjet e fëmijës. Përpiquni të jepni një komandë që është e kuptueshme për të, që e ndihmon atë fëmijën, të menaxhojë veten, përndryshe, do ta bëni vetëm konfuz. Lira Gjika.