Konkurrenti i Big Brother VIP, Graniti, është shprehur se marrëdhënia me këngëtaren Fifi brenda programit, e ka penalizuar shumë.
Duket se me ardhjen e nënës së tij në program, ka ndryshuar edhe sjellja e tij kundrejt banorëve të tjerë.
Ai ka filluar të shoqërohet më shumë me banorët e tjerë dhe më pak me Fifin.
Pasi mori kohën e tij të analizonte rolin që ai ka në shtëpi, Graniti nuk nguron të fajësojë Fifin.
“Beatrix më tha dje që nuk të kam folur për shkak të Fifit. Është shumë gjë e keqe dhe tani e kuptoj sa më ka penalizuar Fifi“,-tha ai.
Gjithashtu Graniti shtoi se në asnjë mënyrë nuk ka pasur si qëllim të shfrytëzojë Fifin për vëmendje