Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Fitoi 209 milionë euro me 2 euro, fituesi i bën nderin e madh pronarit të një bari në Itali

Ditët e fundit në Itali po qarkullon gjerësisht lajmi i fituesit të më të madh në historinë e lotarisë italiane, SuperEnaloto.

Siç shkruajnë mediat e vendit fqinj, lajmi ka bërë bujë pasi numrat fitues janë tërhequr për shumën që kap vlerën e 209 milionë eurove. Bileta fituese nga fatlumi është blerë në vendin e quajtur Lodi.

Fituesi i kishte shpenzuar vetëm dy euro për blerjen e biletës që i solli milionat në një bar në Marino di Lodi.

Tashmë, të gjithë duan të luajnë dhe të provojnë fatin e tyre me biletat e blera në këtë bar.

Deri më tani nuk dihet se kush është fatlumi që do të tërheqë këtë shumë të majme.

Kujtojmë se në një pjesë të madhe të rasteve fituesit e këtyre shumave nuk bëhen publikë. Kjo për shkak të frikës nga vjedhjet apo dhunimet që fatlumët mund të pësojnë nga hajdutët, duke qenë se janë të ekspozuar nga të gjitha anët.