Shitja e njohurive profesionale në tregun global, ka pasur një rritje të befasishme gjatë vitit të fundit, kur shumica e profesionistëve shqiptarë kanë gjetur si mundësi jetese punën online për kompani, firma apo individë jashtë vendit.
Madje shumë prej tyre, me plot gojën mund të themi se janë bërë milionerë. Profesionistët shqiptarë ofrojnë punë kundrejt një pagese që shkon nga 10 dollarë deri në 80 dollarë ora sipas shkallës së vështirësisë së punës.
Por për disa shërbime si, arkitektura dhe përkthimi, profesionistët shqiptarë kërkojnë pagesa shumë më të ulëta se kolegët e tyre në rajon dhe në Europë.
Në një lidhje skype për “Wake Up”, ekspert IT Agli Panci bëri të ditur se pagesat janë shumë të mira, madje shkojnë deri në 200 mijë dollarë në vit.
“Ka individë që kanë bërë deri në 200 mijë dollarë në vit, megjithatë mesatarja e të ardhurave është pak më e vogël se kjo. Kjo 200 mijë dollarë që ne marrim si referencë, realisht është një shifër që nëse do punojë dhe jetoje jashtë, kjo nuk hyn te ato pjesët e pagave që janë normale.
Nëse studiojmë tregun e punës në Europë ose në Amerikë, një shifër e tillë është përtej atij kufirit normal. Por, nëse ti je ekspert në një fushë të caktuar që ka kërkesë dhe konkurrenca është e vogël, patjetër që mund të arrish deri në 200 mijë dollarë në vit. Është një shifër qe e kam dëgjuar edhe persona të tregut këtu.
Pagesat janë shumë të mira. 10 dollarë ora nëse ke pak eksperiencë dhe më tej”, tha ai.