Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Flet eksperti – ja pse larja e enëve gjatë një stuhie mund të jetë fatale për ju

Ekspertët britanik kanë paralajmëruar se përdorimi i ujit të rubinetave gjatë një stuhie mund të jetë i rrezikshëm

Megjithëse ne e dimë se ku ka bubullima duhet të shmangim qëndrimin nën pemë ose pranë një dritareje, tanimë shkencëtarët thonë se gjithashtu duhet të shmangin të gjitha aktivitetet me bazë uji, duke përfshirë dushin dhe larjen e enëve.

Kjo, sipas atyre, zvogëlon rrezikun për t’u goditur nga rrufeja.

Lektori i fizikës në Universitetin Nottingham Trent, Dr James Rawlings, shpjegoi se ka dy elementë bazë ndihmojnë një stuhi të nisi – “Temperaturat e larta dhe lagështia krijojnë sasi të mëdha ajri të lagësht që ngrihet në atmosferë, ku më pas mund të kthehet në një stuhi.

“Nëse rrufeja godet shtëpinë tuaj, energjia elektrike do të ndiqte rrugën e rezistencës më të vogël në tokë. Kështu psh telat metalikë ose uji në tubacionet tuaja ofrojnë një rrugë të përshtatshme përçuese që energjia elektrike të ndjekë kur prek në tokë.”

Ai shpjegoi se përveç qëndrimit larg ujit, duhet të shmangni edhe mbështetjen në mure betoni. Kjo është për shkak se një pjesë e betonit mund të përforcohet me trarë metalikë – të cilët mund të përcjellin vetëtimën.

Ju gjithashtu duhet të shmangni përdorimin e çdo gjëje të lidhur në një prizë elektrike.

Prandaj keshilla e ekspertit eshte :
Duhet të qëndroni të paktën 30 minuta para se të bëni dush ose të lani enët përsëri, nëse shihni se keni bubullima apo rrufe shumë pranë jush