Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Flet mjeku:Ky eshte problemi më i madh qe po na pret ndaj nese ndodh na pret karantina

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, mjeku Arben Gjata, tha në nje interviste në News24, se as 10 përqind e popullsisë shqiptare nuk e ka kaluar koronavirusin.

Sipas mjekut, problemi më i madh, që do të detyrojë vendin të futet sërish në karantinë, është rënia në kolaps e sistemit shëndetësor.

“Në Shqipëri nuk jemi as te 10% i popullatës, duke marrë përmasat e përhapjes së virusit. Problemi është që ne ta shtyjmë në kohë dhe të presim sa më pak raste. Problemi kryesor për mua është që të mos bjerë në kolaps sistemi shëndetësor, nëse sistemi paraqet zilen e kuqe të rënies në kolaps, do të detyrohemi për t’u futur sërish në karantinë”, theksoi mjeku.

Më tej, mjeku iu drejtua me një mesazh edhe gazetarëve dhe medias në përgjithësi, teksa tha se “Kam një ankesë dhe kërkesë për mediat. Do të doja që media të influenconte në maksimum në qetësimin e situatës, që njerëzit të mos binin në panik. Të mos përqendrohemi te gjërat, se gjatë menaxhimit të kësaj situate mund të ketë vështirësi dhe mangësi, por këto t’i pasqyrojmë për të përmirësuar punën, jo për të denigruar punën”.