Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Flet per here te pare avokati i Gert Shehut. Ja cfare ka treguar ai pse e sulmoj berishen

Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë arrest në burg për Gert Shehun, 31-vjeçarin që goditi me grusht kryedemokartin Sali Berisha në protestën e opozitës më 6 dhjetor.

Avokati mbrojtës i tij, Ervis Lila, kërkoi masë më të butë sigurie si arrest në shtëpi ose shtrim të detyruar në spital, por nuk u pranua nga gjykata.

Në një prononcim për mediat, avokati mbrojtës i Shehut ka deklaruar se kanë paraqitur një kërkesë që të bëhet një akt-ekspertimi më i zgjeruar që të përcaktohet gjendja shëndetësore e 31-vjeçarit.

Avokati u pyet nga gazetarët nëse Shehu i ka treguar arsyen se përse ai goditi Berishën. Lila u shpreh se Shehu flet me fragmente dhe bën deklarime të ndryshme.

“Ai flet fragmente, deklarime të ndryshme. Nuk pata komunikim që të krijoj, pse u bë. Më shumë jemi të përqendruar në këtë pjesë, te akti i ekspertimit, për të caktuar, që të dimë thëniet e tij, se sa janë për bazë. Jo, edhe aty në seancë ia kërkuam prokurorit, por jemi përqendruar te akti i ekspertimit.

Nuk pati asnjë lloj të pjesës së dinamikës, vetëm tha që u bë goditja, fakti i njohur, por pjesa e shkakut pse u bë kërkon hetime. Personi vazhdon në Spitalin e Traumës, atë do ta përcaktojnë mjekët sa ka dhe si i ka këto dëmtime.

Akti i ekspertimit psikiatrik do të jetë shumë përcaktues, ne e kemi kërkuar të zgjeruar, të përfshihen edhe profesorë të tjerë, ajo do përcaktonte të gjitha shkakun”, theksoi ai.

Gerti Shehu ndodhet në spital, ku dhe iu komunikua masa e sigurisë pasi u godit fizikisht nga militantët dhe truprojat e Berishës pas goditjes ndaj ish-kryeministrit.