Ka reaguar për herë të parë mjeku anestezist- kardiolog Roland Xhaxho, pas ndërhyrjes në klinikën e tij private në Tiranë.
Familjarët akuzuan mjekun se pas anestezisë, fëmija 3-vjeçar nuk u zgjua më ndërsa Xhaxho nuk iu përgjigj në telefon.
Por mjeku thotë se familjarët kishin firmosur për procedurën dhe kishin rënë dakord që ndërhyrjet në dhëmbë të kryheshin të gjitha në të njëtën ditë, pasi rrezikonte nga përhapja e infeksionit. Ai ka thënë se fëmija dy vite më parë ishte operuar nga një ndërhyrje në zemër, dhe infeksioni mund ta rrezikonte.
“Fëmija kreu në klinikë procedurat detare nën anestezi të përgjithshme ashtu siç ishim sqaruar me prindërit të cilët kanë firmosur edhe konsensusin. Pse u zgjodh kjo mënyrë trajtimi? Sepse djali ka lindur me difekt në zemër për të cilin është operuar rreth 2 vite më parë.
Rekomandimi kryesor në këto raste është evitimi i çdo vatre infeksioni te këta fëmijë sepse shkakton infeksione të dhëmbëve të cilat në mënurë absolute duheshin kuruar brenda një seance në mënyrë që të evitohej përhapja e infeksioneve. Djali ka dalë nga klinika i zgjuar në krahët e babait të tij”, u shpreh Xhaxho mes të tjerash.
Letra e Xhaxhos drejtuar publikut: