Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

(Foto) E gjithë bota po flet për të/ Do mbeteni pa fjalë se sa shumë ka ndryshuar Presidenti Putin këto vite

Ekspertët janë të mendimit se Vladimir Putin i është nënshtruar b isturisë, por Kremlini gjithmonë i ka mohuar pretendimet se ai ka marrë botox dhe ka nderhyrje plastike.

Duke u vendosur si presidenti i ashpër rus që nuk i intereson se çfarë mendojnë liderët e tjerë botërorë për të, është e çuditshme të mendosh se ai mund të jetë me nderhyrje plastike. Nuk ka dyshim se fytyra e tij ka ndryshuar ndjeshëm me kalimin e viteve.

Putin, i cili nisi sulmin ndaj Ukrainës të enjten javën e kaluar, nuk i ka komentuar kurrë thashethemet që e kanë ndjekur për vite me radhë.

Shumë besojnë se ndryshimi i fytyrës së Putinit është nga përdorimi i supozuar i steroideve. Fillimisht u tha se Putini kishte bërë Botox kur u paraqit në një takim në Kiev në vitin 2011 me sy të zinj.

Udhëheqësi rus kishte një mavijosje të keqe me pamje blu-verdhë rreth syrit, për të cilën shumë dolën në përfundimin se ishte rezultat i Botox-it. U fol aq shumë sa zëdhënësi i Putinit u detyrua të lëshonte një mohim, duke thënë: “Ndoshta kështu ra drita. Kryeministri është i lodhur”.

Që atëherë fytyra e tij ishte bërë edhe më e lëmuar dhe rrudhat duket se janë zhdukur. Katër kirurgë plastikë ranë dakord se ka të ngjarë që Putini i është nënshtruar Botox-it në ballin e tij, si dhe një ngritje e syve në qepallat e poshtme dhe një injeksion me mbushës forcues në kockat e faqeve të tij.

Megjithatë, ekziston një “shkollë mendimi” se fytyra e Putinit në fakt është ndryshuar nga diçka krejtësisht tjetër: përdorimi i steroideve ka shkaktuar në të vërtetë ndryshimet në formën e fytyrës së Putinit. Ilaçet për rritjen e muskujve mund të kontribuojnë gjithashtu në fizikun e tij.