Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Fytyra e saj shkelqen.Xhemi Shehu tregon se këtë pije e konsumon çdo mëngjes

Xhemi Shehut nuk i pëlqen të merret shumë me kujdesin e fytyrës sepse e ka problem ta ngarkojë lëkurën me kremra, mirëpo ka një rutinë të cilën e bën çdo mëngjes, esëll.

Në një intervistë mëngjesin e sotëm në “Wake up”, moderatorja tregoi se pi selino çdo mëngjes. “Mendoj që ai është sekreti, sepse çdo gjë jeshile mendoj se i jep oksigjen lëkurës. Efekti jepet pas 35 ditësh, sipas mjekëve, jo sipas meje,” tha ajo.

Lëngu i selinos nuk përmban shumë sheqer dhe është i pasur me kalium dhe vitamina A, C dhe K. Kjo pije mund të reduktojë inflamacionin dhe të rrisë hidratimin.

Megjithatë, nuk duhet të përdorni lëng selinoje si detoks, pasi mund të rrezikoni të keni mungesë të lëndëve ushqyese. Për më tepër, pretendimet se ky lëng shëron disa sëmundje janë të pabaza dhe nuk mbështeten nga shkenca.

Nëse jeni të interesuar për lëngun e selinos, sigurohuni që ta pini si pjesë e një diete të ekuilibruar.

Njerëzit me probleme të trejtes, gratë shtatzëna dhe individët që marrin barna të caktuara duhet të konsultohen me një mjek përpara se të shtojnë lëng selino në ritualin e tyre të rregullt të mëngjesit.