Grida Duma është e njohur për perlat që lëshon herë pas here. Sot ajo ka uruar besimtarëve myslimanë festën, duke ngatërruar Bajramin e Madh që ndryshe quhet Fiter Bajrami me Bajramin e Vogël, që ndryshe quhet Kurban Bajrami.
Kanë qenë ndjekësit e saj në rrjete sociale që e kanë vënë re gafën e Dumës, e cila më më pas e ka korigjuar nga Bajrami i madh në Kurban Bajrami.
‘Paske pi një çik o jetë…Kurban Bajrami”, i shkruan një ndjekës deputetes Duma.
“Kurban Bajrami, falja e namazit herët në mëngjes, vizitat tek fqinjët e të afërmit për t’i uruar dhe ndjenja e të qenit pranë njëri-tjetrit na jep dritë dhe qetësi shpirtërore. Bajrami është festa e cila bashkon njerëzit”