Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Gati hekurudha Tiranë-Rinas. Ja per sa minuta do te zgjas udhetimi

Teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të japë me koncesion operimin e trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar hekurudhor, janë bërë me dije detajet në lidhje me projektin hekurudhor Tiranë – Durrës – Rinas në drejtim në gjatësisë dhe kohës që nevojitet për përshkrimin e tre linjave të saj.

Kështu, hekurudha Tiranë – Durrës ka një gjatë prej 37.9 km, ndërkohë që koha e udhëtimit do të jetë rreth 36 minuta. Hekurudha nga Tirana në aeroportin e Rinasit do të ketë gjatë 15.4 km, që do të përshkruhen për rreth 20 minuta, ndërkohë që Durrës – Rinas ka një gjatë prej 32.6 km dhe koha e udhëtimit përllogaritet në 28 minuta.

Rehabilitimi i linjës ekzistuese Tiranë – Durrës dhe ndërtimi i një degëzimi të ri hekurudhor drejt aeroportit të Rinasit është një nga projektet më të avancuar, që synojnë të ringjallin transportin me tren në Shqipëri.

Në këtë kuadër po zhvillohen edhe propozimet për të dhënë një kontratë shërbimi publik, që do të parashikojë operimin e trenave të pasagjerëve. Po ashtu, operatori i zgjedhur do të furnizojë dhe ndoshta do të mirëmbajë trena të rinj, të dorës së dytë ose të marrë me qira, dhe gjithashtu mund të kërkohet të mbledhë tarifat.

Tenderimi pritet të fillojë në tremujorin e tretë të vitit 2025 për operacionet që do të fillojnë në tremujorin e tretë të vitit 2026, pikërisht me projektin e sipërpërmendur, ndërsa më pas synohet zgjerimi i shërbimeve në linjën Vorë – Hani i Hotit dhe Durrës – Pogradec.

Operacionet e pasagjerëve vlerësohen në 1.1 milion tren-km në vitin 2026, duke u rritur me zgjerime të ardhshme në rreth 4 milion tren-km në vitin 2036. /Scan