Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Gazetari gjerman: Në qershor vjen një lajm i madh për Shqipërinë.Behuni gati

Duket se në samitin e radhës së BE-së nuk ka rrugë tjetër, veç çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Franca dhe disa vende të tjera skeptike kanë kohë që nuk po ngrenë më shqetësimet e dikurshme, për vendin tonë.

Gazetari gjerman në Bruksel, Jack Parrock me anë të një postimi në rrjetet sociale ka thënë se Shqipëria pritet të marrë një lajm të madh së shpejti. Sipas tij në qershor Komisioni i Europian do të bëjë një lëvizje të madhe për sa i përket vendit tonë.

“Breaking/ Komisioni i Europian do të propozojë një lëvizje të madhe përpara për procesin e pranimit për Shqipërinë.

Burimet më thonë Komisioni do të rekomandojë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare në samitin e qershorit të liderëve të BE. Shtetet e BE-së më pas do të zgjedhin nëse do të miratojnë”, shkruan gazetari në rrjetin e tij social.

Gjermania nga e lëkundur, duket se është bindur përfundimisht për Shqipërinë.

Në fakt, Austria dhe Italia janë dy vendet e BE-së që po lobojnë më fort, për të çelur negociatat me Shqipërinë. Kur u refuzua për herë të fundit çelja e negociatave me Shqipërinë, ishin këto dy vende që lanë jashtë edhe Maqedoninë e Veriut, pasi, sipas tyre, vendi ynë i kishte plotësuar të gjitha kushtet dhe nuk mund të veçohej politikisht siç kërkoi Franca, përmes disa “satelitëve” të saj./a.m/NOA.al