Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Gazetarja tregon semundjen e cila vuan duke bashkejetuar me te

Fiori ka rrëfyer së vuan nga një sëmundje autoimune e mëlçisë dhe frika e saj më e madhe është familja dhe mbi të gjitha djali i saj, Abeli, ndërsa theksoi se çdo ditë e jetës së saj është e projektuar për Abelin.

Moderatorja ka thënë më parë që është mësuar të jetojë me këtë sëmundje, por ka ditë kur ajo ndihet e mposhtur, ndërsa zotohet se do të jetojë shëndetshëm dhe të kujdeset fortë për shëndetin e saj.

“Sot jam mësuar të bashkëjetoj me këtë sëmundje.

Shpesh e sfidoj, ndonjëherë i bëj edhe karshillëk. Padyshim që ndonjëherë përpiqet edhe të më mundë, zë edhe krevatin por nuk ja tregoj njeriu. Askush nuk ma ka për borxh të dëgjojë dërdëllitjet e ankesat e mia”.

“Nuk e di për sa kohë do arrij ta sfidoj, por për aq kohë sa mundem do bëj të pamundurën të jetoj shëndetshëm dhe ta shpërfill sa mundem pavarësisht se jam në kontakt të vazhdueshëm me mjekun tim”, përfundoi ajo.