Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Gjendet pa shenja jete 27 vjecarja shqiptare në Itali

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e kaluar komunitetin e Montecilfone në Itali, Një 27-vjeçare shqiptare është gjetur pa shenja jete poshtë këmbëve të një ure e njohur si “Ura e Sherifit”, në rrugën që lidh Larinon me Biferninën. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet vendase dhe ka ngjallur reagime të forta në komunitetin lokal.

Mediat italiane raportojnë se ka qenë bashkëshorti i shqiptare i cili ka njoftuar karabinierët për zhdukjen e papritur të gruas së tij.

Ai ju ka thënë se është larguar nga shtëpia por nuk kishte më informacion se ku mund të kishte shkuar.

Ndërkohë pas kontrolleve policia ka arritur të gjejë trupin e pajetë të gruas shqiptare. Nga dyshimet e para dyshohet për vetëvrasje, ndërkohë që prokuroria ka nisur hetimet për të zbuluar arsyet që çuan 27-vjeçaren shqiptare drejt aktit ekstrem.

Më tej në media theksohet se 27-vjeçarja shqiptare dhe bashkëshorti i saj kishin patur një përplasje mes tyre duke bërë që e reja shqiptare të jetonte në shtëpi më vete bashkë me djalin e tyre 7-vjeçar.

Ndërsa ende nuk dihet nëse bashkëshorti i saj mund të ketë patur rol në vendimmarrjen ekstreme të shqiptares, apo kanë qenë arsye të tjera.

Banorët e fshatit, të tronditur nga humbja, e kujtojnë të renë si një nënë të përkushtuar dhe të dashur, që kishte një lidhje shumë të fortë me të birin. Dyshimet për rrethanat e vdekjes janë të shumta, me shumë prej të afërmve dhe njohësve që e kanë të vështirë të besojnë në një vetëvrasje. “Ajo ishte gjithmonë e buzëqeshur, fëmija i saj ishte jeta e saj,” thonë të njohurit e saj.