Gjendje alarmente në Shqipëri/ Një fshat i tërë ka rezultuar pozitiv për Covid-19

Rrugët e Kolonjës në Lushnje janë të boshatisura. Sot u mbyll shkolla e mesme për shkak të infektimeve në masë me covid 19. Sipas vetë banoreve 70% e njerëzve që jetojnë në kolonjë janë të infektuar.

Për disa prej tyre është mirë që shkolla u mbyll pasi e konsiderojnë atë një vatër përhapëse të covidt por për të tjerë është një lajm i keq.

Lushnja është nje ndër qytetet më numër të lartë të infektuarve me Covid 19 në raport me popullsinë. Sipas informacioneve zyrtare 522 persona janë të infektuar aktivë ndërsa në karantinë 1678 persona kontakti.

Në Divjaka janë 173 pozitivë aktivë dhe 555 persona në karantinë. Çdo ditë bëhen rreth 120 tampone ku numri i personave që dalin pozitiv është rreth 30%. Lidhur me këtë situata të rënduar është ulur dhe numri i nxënësve në shkolla duke bere qe ne Lushnje dhe Divjakë të mbyllen 6 shkolla.