Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Gjërat e familjes mbeten në familje, ja ç’do të trashëgojë princesha Charlotte nga gjyshja e saj Diana

Më 29 korrik 1981, sytë e miliona anglezëve dhe jo vetëm, ishin të përqendruar te dasma e shekullit mes princit Charles dhe Diana Spencer. Njëzetvjeçarja, e cila shumë shpejt u bë një nga figurat më të dashura të familjes mbretërore, mbarte mbi vete atë ditë jo vetëm peshën e një jete të re, por edhe presionin e të dukurit një princeshë e vërtetë.

Fustani i saj i bardhë, i plotësuar me një vello dantelle gati 7 metra e gjatë, vazhdon të komentohet edhe sot, por ajo që tërhoqi vëmendjen e të ftuarve dhe shtypit të kohës ishte kurora e lady Dianës, Spencer Tiara që më parë e kishin përdorur edhe dy motrat e saj. Tiara Spencer është dizenjuar nga Garrard në vitet ’30, pjesa e saj qendrore në formë zemre ishte një dhuratë dasme për gjyshen e Dianës. Kurora prej ari të bardhë dhe diamanti, që daton në vitin 1919, është pjesë e koleksionit të familjes Spencer, por së shpejti do ta trashëgojë princesha Charlotte.

Duke qenë se ajo është më e madhja nga mbesat e Dianës (Lilibet është e dyta) kurora i takon asaj. Për momentin ajo ruhet nga vëllai i vogël i Dianës, Earl Charles Spencer, i cili jeton në Althorp në pronën e familjes. Një burim ka zbuluar se William është shumë i lidhur me dajën e tij dhe kurora e së ëmës do t’i trashëgohet Charlotte një ditë.