Një grua e verbër e pa burrin e saj për herë të parë pasi një operacioni që i riktheu shikimin – dhe u habit nga sa ‘i pashëm’ ishte.
Sophia Corah, 24 vjeç, u zgjua me shikim të dobët në maj 2017 dhe shumë shpejt shikimi i saj ishte në rënie, derisa u shpall ligjërisht e verbër në gusht 2017.
Më vonë ajo u diagnostikua me një gjendje të quajtur keratokonus, ku kornea nuk është në gjendje të mbajë formën e saj të rrumbullakët.
Por kjo gjendje e saj nuk e pengoi të shkonte në universitet për të studiuar psikologji, ku edhe u takua me Christian Corah, 25 vjeç. Cifti më tej tregojnë se u pëlqyen menjëherë dhe më vonë pa hezituar aspak u martuan.
Tani Sophias i është rikthyer shikimi nga një operacioni që bëri dhe kur e pa burrin e saj për herë të parë e ka përshkruar atë si “po aq të pashëm sic e imagjinoja”.
Sophia tha se kur e pa Christian për herë të parë, ai ishte po aq i pashëm sa e imagjinonte ajo – por ajo ra në dashuri për “atë si person” dhe jo për “pamjen e tij të mirë”.
Sophia është mirënjohëse ndaj kirurgut që ishte gjendje të operonte sytë e saj e ti rikthehej shikimi.