Gruaja ‘injoroi’ simptomat kritike dhe lajmeron cdo femer qe te kete kujdes nga keto shenja

Një nënë ka ndarë historinë e saj se si ajo anashkaloi simptomat kritike të cilat më vonë u diagnostikuan si kancer i tiroides. Ajo po u kërkon njerëzve që t’i kushtojnë më shumë vëmendje trupit të tyre dhe të konsultohen me mjekun e për çdo gjë të pazakontë që vejnë re.

Disa nga simptomat e ndryshme që ajo fillimisht i cilësoi si shkaqe aspak serioze ishin: lodhja, djersitjet gjatë natës dhe dhimbja e shpeshtë e qafës.

Historia e saj vjen me një paralajmërim për ndjekësit e saj: “Simptomat e të gjithëve janë të ndryshme, por këto ishin të miat dhe unë gjithmonë i largoja simptomat dhe isha e bindur se ankthi po më mashtronte derisa u bënë shumë të padurueshme”.

Ajo tha : “Dëgjoni gjithmonë shenjat që ju dërgon trupi juaj dhe flisni gjithmonë me mjekun tuaj.”

Në një video ajo zbuloi tetë simptoma që i kishte injoruar. Këto ishin:

Migrena javore – për këtë ajo mendonte se “thjesht duhej të hante më mirë”
Djersitje natën me ethe – këtë e quajti PMS simptomat para menstruale
Ndihej gjithmonë e lodhur – ajo mendoi se kishte nevojë për një rutinë më të mirë para gjumit
I dukej sikur po vuante nga gripi – mendonte se “sistemi imunitar thjesht është i dobët”
Dhimbje qafe – ajo e ngatërroi këtë me një infeksion të veshit
Zë i ngjirur dhe i dobët – mendoi se kjo kishte lidhje me rritjen e saj
Gjithmonë kishte ftohtë – ajo mendoi nxehmja ushtrimore do ta zgjidhte këtë
Rrahjet e zemrës të crregullta- Ajo mendoi se e kishte nga ilacet për ankthin”

Këta tregues ishin gjurmë të keqvlerësuara të karcinomës papilare të tiroides – një formë e përhapur e kancerit të tiroides.

Shërbimi Kombëtar Shëndetësor këshillon që ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj të përgjithshëm nëse:

Keni një gungë në qafë – një gungë e re ose një gungë ekzistuese që po bëhet më e madhe
Keni një zë të ngjirur, dhimbje fyti ose kollë për më shumë se tre javë
Keni dhimbje në pjesën e përparme të qafës ose një ndjenjë sikur diçka po ju shtyp në qafë.

Keshilla ime eshte qe te jeni te kujdesshem dhe te shkoni tek mjeku nese nuk ndiheni mire. Mos i anashkaloni simptomat qe ju jep trupi juaj. SHIKO.NEWS