iljan D. i kishte thënë gruas që ta shtyjë makinën, dhe në momentin që ka dalë ajo jashtë ai ka ndezur makinën dhe është larguar, duke marrë 500 mijë dinarë të cilat ajo i kishte marrë si kredi për rindërtimin e shtëpisë.
Ngjarje e pazakontë ka ndodhur me familjen me prejardhje nga Kosova të cilët tani jetojnë në afërsi të Prokuples së Serbisë kur burri, Miljan D., i kishte marrë nga bashkëshortja Snezana D. 500 mijë dinarë, të cilat ajo kishte marrë si kredi për renovim të shtëpisë, dhe iku me veturë duke e lënë në mes të rrugës. Edhe pse sipas paraqitjes, policia e ka ndjekur atë, Miljan ishte kthyer në shtëpi pas dhjetë ditësh, por mbeti e panjohur se çfarë ndodhi me paratë.
Ngjarja kishte ndodhur më 15 korrik, kur bashkëshortët shkonin me veturë në Prokuple. Siç kishte deklaruar Snezana D. inspektorëve, në veturë ishin ata dy dhe fëmija dyvjeçar.
Në një moment bashkëshorti u ndal në rrugë sepse diçka nuk ishte në rregull me veturë. Më tha të dal dhe ta shtyj veturën. Por si dola nga vetura, ai e ndezi atë dhe më braktisi. Në veturë ishte edhe fëmija ynë…”, kishte deklaruar Snezana e shokuar
Më vonë u kuptua se Miljan D. e kishte lënë fëmijën te një i afërm, e më pas i ishte humbur çdo gjurmë. Menjëherë e kishte shkyçur telefonin. Snezana u kthye në shtëpi dhe menjëherë lajmëroi rastin në polici.
Policia e organizoi ndjekjen, por Miljan’i i befasoi të gjithë kur papritmas u kthye në shtëpi. Pas 10 ditësh. Ku ishte dhe çfarë kishte bërë, askush nuk e di. Gruaja e tij tha se i kishte kthyer paratë, por këtë askush në fshat nuk beson. Sa di unë, nuk kishin probleme në martesë. Çfarë ka bërë, veç Zoti e di”, ka thënë një vendas i Prekadinit të Prokuples.
“Nuk isha i afërt me familjen, por jemi takuar. Për gruan nuk kam asnjë fjalë të keqe, vërtet, kanë tre fëmijë dhe deri tani nuk kishin probleme. Mirë që megjithatë ai u kthye në shtëpi”, thotë një fqinj, duke shtuar se kjo familja ka ardhur nga Kosova.