Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Gruaja myslimane bëhet gjyqtarja e parë në botë që mban hixhab

Një grua në Britanine e Madhe është bërë gjyqtarja e parë në botën perëndimore që mban një hixhab, dhe ajo shpreson shumë që të jetë një frymëzim për gratë muslimane.

Raffia Arshad, 40 vjeç, është rritur në veri të Anglisë, në Yorkshire, dhe ka shprehur se gjithmone ka dashur të punojë si juriste. Keshtu ajo javën e kaluar ajo ka marre emerimin si gjykatëse në qarkun Midlands.

Arshad tha promovimi i saj ishte një lajm i shkëlqyeshëm për diversitetin në sistemin juridik më të respektuar në botë, madje tha se zyra gjyqësore po kërkonte të nxiste diversitetin, por kur e emëruan atë nuk e dinin që ajo mbante hixhab.

“Është e rëndësishme për të gjitha gratë, jo vetëm për gratë myslimane, por është veçanërisht e rëndësishme për gratë myslimane.”

Arshad, një nënë e tre fëmijëve, ka praktikuar të drejtën private që merret me fëmijë, martesë të detyruar, gjymtim gjenital të grave dhe raste të tjera që përfshijnë ligjin islam për 17 vitet e fundit. Madje ajo gjithashtu ka shkruar një tekst drejtues për ligjin islamik të familjes.