Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Gruaja nga Maroku rrënqeth me historinë e saj. Humb burrin dhe kater femijet nga termeti

Një grua marokene nga një fshat në provincën e Chichau, pranë Marakeshit, humbi burrin dhe katër fëmijët e saj në tërmetin që goditi Marokun të premten.

“Burri im dhe katër fëmijët vdiqën në tërmetin shkatërrues. Unë mbeta vetëm pa asgjë”, tha nëna e pikëlluar për Channel 1 të Marokut.

Më shumë se një 2 mijë njerëz humbën jetën dhe më shumë se 3 mijë tjerë u lënduan në një tërmet të fuqishëm me magnitudë 7.2 që goditi Marokun, njoftoi të shtunën Ministria e Brendshme e vendit.

Ndërkohë është bërë e ditur se në mesin e të lënduarve mbi 1 mijë janë në gjendje kritike. Rastet me vdekje nga tërmeti shkatërruar janë regjistruar në shumë rajone, përfshirë provinca Al Hauz dhe Marakesh, si dhe qytetet Ourzazate, Azilal, Chichau dhe Taroudant.

Po konsiderohet si tërmeti më i fuqishëm që goditi këtë vend në Afrikën e Veriut në 100 vitet e fundit, kanë bërë të ditur nga Instituti Kombëtar për Gjeofizikë në Marok, transmeton Telegrafi.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit, i cili ndodhi pak pas orës 23:00, ishte 75 kilometra në juglindje të Marakeshit, në një thellësi prej 18.5 kilometrash.

Tërmeti është ndjerë edhe në Algjerinë dhe Mauritaninë fqinje.